Home | Struktura | Ligje | Rreth nesh | Kontakti

V E N D I M

Nr. 1343 , datë 04/06/2008

PËR

MIRATIMIN E PROCEDURAVE TË SHPËRNDARJES SË FONDIT TË KOMPENSIMIT TË PRONARËVE NË TË HOLLA, PËR VITIN 2008

LIGJ

Nr. 9235, datë 29.7.2004 PËR KTHIMIN DHE KOMPENSIMIN E PRONËS me te gjitha ndryshimet

LIGJ

Nr.9684, datë 6.2.2007
Për
DISA NDRYSHIME E SHTESA NË LIGJIN NR.9235...

VENDIM

Nr.758, datë 16.11.2006
Për
MIRATIMIN E PROCEDURAVE TË SHPËRNDARJES SË FONDIT TË ...

VENDIM

Nr. 747, datë 09.11.2006
Për
PROCEDURAT E MBLEDHJES, TË PËRPUNIMIT DHE ...

VENDIM

Nr.51, datë 07.02.2007
Për
MIRATIMIN E MODELEVE TË VENDIMEVE...

VENDIM

Nr.52, datë 07.02.2007
Për
PËR PËRCAKTIMIN E PROCEDURAVE DHE TË AFATEVE...

V E N D I M
Nr. 12 date 07.01.2009
PER
KUSHTET DHE PROCEDUREN E TJETERSIMIT TË ...

VENDIM
Nr.200, datë 19.2.2009

Për përcaktimin e kushteve dhe për procedurën e tjetërsimit të oborreve në përdorim...

VENDIM
Nr.  487, datë 6.5.2009

Për përcaktimin e rregullave dhe të kritereve për shpërndarjen e fondit të kompensimit, të pronarëve, në të holla, për vitin 2009

 

 

 

Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës dhe të nenit 17, të ligjit nr.9235, datë 29.7.2005, “Për kthimin dhe kompensimin e pronës”, të ndryshuar, me propozimin e ministrit të Drejtësisë, Këshilli i Ministrave

V E N D O S I:

1. Subjektet e shpronësuara, prona e të cilave është e njohur e gjitha për kompensim, dhe që nuk kanë përfituar nga kompensimet e mëparshme, kompensohen, sipas radhës kronologjike, të përcaktuar nga numri i vendimit dhe data e tij, sipas viteve.

2. Kompensimi të bëhet vetëm për deri 200 (dyqind) m2 të sipërfaqes së caktuar për kompensim, në bazë të çmimit të përcaktuar në hartën e vlerës së miratuar, sipas vendndodhjes së pronës, që kompensohet.

3. Subjektet, që kanë depozituar kërkesat e tyre në vitet 2006 dhe 2007 dhe vërtetojnë kryerjen e pagesës, nuk paguajnë tarifën e aplikimit për vitin 2008.

4. Subjekti duhet të plotësojë dhe të paraqesë, pranë zyrës së AKKP-së në qendër, dokumentacionin e mëposhtëm:

a) Kërkesën për kompensim financiar, sipas formularit 1, që i bashkëlidhet këtij vendimi;

b) Deklaratën për pranimin e kritereve për kompensim, sipas vendimit përkatës së Këshillit të Ministrave, dhe kushtet e tjera, që lidhen me kriteret, sipas formularit 2, që i bashkëlidhet këtij vendimi;

c) Vendimin e Komisionit të Kthimit dhe Kompensimit të Pronave ose të Agjencisë së Kthimit dhe Kompensimit të Pronave, për njohjen dhe kompensimin e pronës, së bashku me planvendosjen përkatëse;

ç) Dëshminë e trashëgimisë;

d) Prokurën e posaçme, të nënshkruar nga të gjithë trashëgimtarët e ligjshëm, ku si tagër i nevojshëm të jetë edhe e drejta për të tërhequr vlerën financiare, në emër të subjektit të shpronësuar;

dh) Fotokopjen e noterizuar të dokumemtit të identifikimit (letërnjoftim, pasaportë) ose certifikatën e lindjes së personit, që ka prokurën e përfaqësimit;

e) Mandatpagesën.

5. Zyra e AKKP-së në qendër, në bashkëpunim me zyrat rajonale, shqyrton dokumentacionin e subjekteve, që kërkojnë kompensim.

5.1. Zyra rajonale e kthimit dhe kompensimit të pronave kryen veprimet e mëposhtme:

a) Verifikon dosjen dhe vendimin përkatës, të dhënë nga Komisioni i Kthimit dhe Kompensimit të Pronave ose Agjencia e Kthimit dhe Kompensimit të Pronave, si dhe vendimet e tjera për këtë subjekt të shpronësuar.

b) Kërkon nga zyrat vendore të regjistrimit të pasurive të paluajtshme, që, brenda 10 ditëve, të konfirmojnë të dhënat për:

i) Vlefshmërinë e regjistrimit të vendimit përkatës në ZRPP.

ii) Verifikimin e ndryshimit të gjendjes juridike të pronës nga çasti i daljes së vendimit të paraqitur nga subjekti përkatës.

iii) Verifikimin e regjistrimit dhe të ushtrimit të së drejtës së parablerjes.

c) Kërkon nga SAMT-ja e qarkut përkatës përfitimin e mundshëm të tokës bujqësore, sipas ligjit nr.7501, datë 19.7.1991, “Për tokën”.

ç) Verifikon në database të gjitha vendimet për këtë subjekt, për identifikimin e vendimeve për kthim dhe kompensim të tij.

d) Kryen verifikimin në terren të gjendjes së pronës dhe mban procesverbalin përkatës.

dh) Përgatit planvendosjen e pronës dhe cakton:

i) në hartën e vlerës, zonën, ku ndodhet prona.

ii) në bashkëpunim me subjektin e shpronësuar, pjesën e pronës, që kërkohet për t'u kompensuar, kur prona është mbi 200 (dyqind) m2 dhe i kërkon personit, që ka prokurën e përfaqësimit, të nënshkruajë për pjesën, që kompensohet.

e) Llogarit vlerën e sipërfaqes, që kompensohet.

ë) Përgatit relacionin, ku shpjegohen me hollësi, për secilin subjekt kërkues të kompensimit,:

i) vlefshmëria e vendimit të paraqitur nga subjekti.

ii) Vendimet e tjera, që vërtetojnë njohje dhe kthime të tjera të pronës për subjektin përkatës, shoqëruar me kopje të tyre.

iii) konfirmimet e zyrës vendore të regjistrimit të pasurive të paluajtshme.

iv) vlerësimin e pronës për kompensim.

5.2. Zyra e Agjencisë së Kthimit dhe Kompensimit të Pronave në qendër shqyrton dokumentacionin e zyrave rajonale të kthimit dhe kompensimit të pronave dhe:

a) përgatit vlerësimin ligjor të kompensimit.

b) harton relacionin përkatës.

c) nxjerr vendimin për kompensim ose jo të subjektit të shpronësuar.

ç) i dërgon subjektit të shpronësuar, Avokatit të Shtetit dhe zyrës së

regjistrimit të pasurive të paluajtshme kopje të vendimeve të marra,

për t'u dhënë mundësi të ushtrojnë kompetencat ligjore.

d) shpall listën e subjekteve fituese.

dh) kryen veprimet me thesarin dhe bankën për kalimin e fondit të kompensimit në të holla në emër të subjektit të shpronësuar, përfitues të kompensimit, apo përfaqësuesit të tij me prokurë, në përputhje me procedurat për zbatimin e buxhetit të shtetit.

6. Procesi i regjistrimit/pranimit të kërkesave për kompensim fillon 5 ditë pas datës së hyrjes në fuqi të këtij vendimi dhe vazhdon 30 ditë.

7. I gjithë procesi i trajtimit të kërkesave të subjekteve të shpronësuara duhet të kryhet në përputhje me këtë vendim dhe me afatin ligjor, të përcaktuar në nenin 17/2, të ligjit nr.9235, datë 29.7.2005, “Për kthimin dhe kompensimin e pronës”, të ndryshuar.

8. Paraqitja e të dhënave të rreme ose fshehja e tyre nga subjektet e shpronësuara, në zbatim të këtij vendimi, sjell përjashtimin e menjëhershëm të këtyre subjekteve nga procedura e kompensimit financiar dhe i ngarkon ata me përgjegjësi penale, sipas ligjit.

9. Ngarkohen Agjencia e Kthimit dhe Kompensimit të Pronave dhe zyra e regjistrimit të pasurive të paluajtshme për zbatimin e këtij vendimi.

Ky vendim hyn në fuqi pas botimit në “Fletoren zyrtare”.

K R Y E M I N I S T R I

SALI BERISHA

 

Copyright © 2009 AKKP.Të gjitha të drejtat e rezervuara.