Home | Struktura | Ligje | Rreth nesh | Kontakti

VENDIM
Nr.747, datë 9.12.2006

PER PROCEDURAT E MBLEDHJES, TË PËRPUNIMIT DHE ADMINISTRIMIT TË KËRKESAVE TË SUBJEKTEVE TË SHPRONËSUARA GJATË PROCESIT TË NJOHJES, KTHIMIT APO KOMPENSIMIT TË PRONËS

LIGJ

Nr. 9235, datë 29.7.2004 PËR KTHIMIN DHE KOMPENSIMIN E PRONËS me te gjitha ndryshimet

LIGJ

Nr.9684, datë 6.2.2007
Për
DISA NDRYSHIME E SHTESA NË LIGJIN NR.9235...

VENDIM

Nr.566, Datë 23.08.2006
Për
ORGANIZIMIN DHE FUNKSIONIMIN E AGJENCISË SË ...

VENDIM

Nr.758, datë 16.11.2006
Për
MIRATIMIN E PROCEDURAVE TË SHPËRNDARJES SË FONDIT TË ...

VENDIM

Nr.51, datë 07.02.2007
Për
MIRATIMIN E MODELEVE TË VENDIMEVE...

VENDIM

Nr.52, datë 07.02.2007
Për
PËR PËRCAKTIMIN E PROCEDURAVE DHE TË AFATEVE...

VENDIM

Nr. 1343 , datë 04.06.2008

Për
MIRATIMIN E PROCEDURAVE TË SHPËRNDARJES SË FONDIT TË ...

V E N D I M
Nr. 12 date 07.01.2009
PER
KUSHTET DHE PROCEDUREN E TJETERSIMIT TË ...

VENDIM
Nr.200, datë 19.2.2009

Për përcaktimin e kushteve dhe për procedurën e tjetërsimit të oborreve në përdorim...

VENDIM
Nr.  487, datë 6.5.2009

Për përcaktimin e rregullave dhe të kritereve për shpërndarjen e fondit të kompensimit, të pronarëve, në të holla, për vitin 2009

 

 

 

 

Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës dhe të pikës 3 të nenit 15 të ligjit nr.9235, datë 29.7.2004 "Për kthimin dhe kompensimin e pronës", të ndryshuar, me propozimin e Ministrit të Drejtësisë, Këshilli i Ministrave

 

VENDOSI:

I. Mbledhja e të dhënave

 

1. Subjektet e shpronësuara, sipas përcaktimit të nenit 3 të ligjit nr.9235, datë 29.7.2004 "Për kthimin dhe kompensimin e pronës", të ndryshuar, paraqesin pranë zyrave rajonale të Agjencisë së Kthimit dhe Kompensimit të Pronave në qark kërkesën e argumentuar për njohjen, kthimin apo kompensimin e pronës, si dhe dokumentacionin e nevojshëm, me të cilin provojnë pretendimet e tyre.

2. Kërkesa e argumentuar për njohjen, kthimin dhe kompensimin e pronës duhet të jetë sipas formularit tip, që miratohet nga Drejtori i Përgjithshëm.

3. Dokumentacioni shoqërues, që vërteton pronësinë e subjektit të shpronësuar, përbëhet nga:

a) dokumentacioni ligjor, i cili përmban, sipas rastit:

i) vërtetimin e pronësisë, të lëshuar nga zyra e regjistrimit të pasurive të paluajtshme, për efekt të kthimit dhe kompensimit të pronave;

ii) dokumentin kadastral (pranë zyrave të administrimit dhe mbrojtjes së tokës, në këshillin e qarkut);

iii) vendimin gjyqësor të formës së prerë, së bashku me hartën e pasurisë, të vulosura me vulën e gjykatës;

iv) dokumentin, që vërteton heqjen ose marrjen e së drejtës së pronësisë së subjektit të shpronësuar nga shteti, sipas akteve, ligjore e nënligjore, vendimeve penale të gjykatave ose në çdo mënyrë tjetër të padrejtë, që nga data 29.11.1944, apo dokumentin për pasuritë e paluajtshme të shtetasve shqiptarë, të krijuara përpara datës 7 prill 1939, të cilat janë sekuestruar sipas nenit 14 të ligjit nr.37, datë 13.1.1945 "Ligja e tatimit të jashtëzakonshëm për fitimet e luftës";

v) vendimet e mëparshme të ish-Komisionit të Kthimit dhe Kompensimit të Pronave, të marra sipas ligjeve nr.7698, datë 15.4.1993 "Për kthimin dhe kompensimin e pronave ish-pronarëve" dhe nr.7699, datë 21.4.1993 "Për kompensimin në vlerë ose me troje të ish-pronarëve të tokave bujqësore, livadheve, kullotave, tokave pyjore dhe pyjeve", vendimet e Komisionit/Komitetit të Kthimit dhe Kompensimit të Pronave, të marra sipas ligjit nr.9235, datë 29.7.2004 "Për kthimin dhe kompensimin e pronës", të ndryshuar, të cilat janë marrë përpara hyrjes në fuqi të ligjit nr.9583, datë 17.7.2006 "Për disa shtesa e ndryshime në ligjin nr.9235, datë 29.7.2004 "Për kthimin dhe kompensimin e pronës", të ndryshuar;

vi) dokumentin nga arkiva hipotekore (pranë zyrës së regjistrimit të pasurive të paluajtshme);

vii) dokumentin nga Arkivi i Shtetit Shqiptar (kur dokumentet, hipotekore apo kadastrale, janë të depozituara në të, si dhe dokumentet, që vërtetojnë shpronësimin, konfiskimin apo shtetëzimin e pronës);

viii) dekretet e Presidentit, me objekt shpronësimin e ish-pronarëve;

ix) çdo dokument tjetër ligjor, i nevojshëm për zgjidhjen e drejtë të çështjes;

b) dokumentacioni hartografik për pozicionin gjeografik të pronës, i cili paraqitet në dy forma, i mëparshmi dhe aktuali.

 - Dokumentacioni hartografik i mëparshëm përmban planvendosjen e pronës, e cila mund të sigurohet nga:

i) ministria përgjegjëse për punët publike, e cila ka në varësi arkivin qendror teknik dhe degët e saj në rrethe;

ii) departamenti i shërbimit të tokës dhe ujit (ish-Instituti i Studimit të Tokave) në QTTB, Fushë-Krujë;

iii) Arkivi i Shtetit Shqiptar;

iv) Drejtoria e Shërbimit Pyjor (arkivi i kadastrës pyjore);

v) bashkia/qarku (arkivi hartografik i urbanistikës);

vi) këshilli i qarkut (zyra e administrimit dhe mbrojtjes së tokës).

- Dokumentacioni hartografik aktual përmban hartën aktuale, në varësi të vendit të pronës së pretenduar. Harta mund të sigurohet në një nga institucionet e mëposhtme:

i) zyra e regjistrimit të pasurive të paluajtshme, për të gjitha zonat urbane dhe për zonat rurale, ku është bërë regjistrimi;

ii) Drejtoria e Shërbimit Pyjor, për pyjet dhe kullotat, dhe tokat e tjera jobujqësore;

iii) këshilli i qarkut (zyra e administrimit dhe mbrojtjes së tokës) për tokat bujqësore, të paregjistruara, dhe tokat e tjera jobujqësore;

iv) njësitë e legalizimit, pranë organeve të qeverisjes vendore apo Agjencia e Legalizimeve dhe Urbanizimit të Zonave Informale (ALUIZNI), të krijuara sipas ligjit nr.9482, datë 16.2.2006 “Për legalizimin, urbanizimin dhe integrimin e ndërtimeve pa leje”.

4. Subjektet e shpronësuara mund të paraqesin ankesën e argumentuar kundër vendimeve të zyrave rajonale të AKKP-së, në qark, sipas afateve të përcaktuara në nenin 18 të ligjit nr.9235, datë 29.7.2004 “Për kthimin dhe kompensimin e pronës”, të ndryshuar, në zyrën qendrore të AKKP-së. Kjo ankesë duhet, detyrimisht, të shoqërohet me këto dokumente:

a) kërkesën ankimore të subjektit të shpronësuar, sipas dhe në zbatim të formularit tip, të miratuar nga Drejtori i Përgjithshëm i AKKP-së;

b) kopjen e vendimit, i cili ankimohet;

c) prokurën e posaçme, për rastet kur ankuesi përfaqësohet nga një person i tretë;

ç) dokumentin e identifikimit të subjektit të shpronësuar apo të përfaqësuesit të tij, të pajisur me prokurë të posaçme;

d) çdo dokument tjetër, ligjor dhe hartografik, të nevojshëm për zgjidhjen e drejtë të çështjes.

5. Subjekti i shpronësuar paraqet pranë AKKP-së në qendër, kërkesën e argumentuar për kompensimin e pronës, shoqëruar me dokumentacionin, si më poshtë vijon:

a) kërkesën e nënshkruar të subjektit të shpronësuar apo të përfaqësuesit të tij me prokurë, sipas dhe në zbatim të formularit tip, të përcaktuar nga Drejtori i Përgjithshëm i AKKP-së, në të cilën përcaktohet edhe njëra nga format e kërkuara të kompensimit, të parashikuara në nenin 11 të ligjit;

b) vendimin e zyrës rajonale të AKKP-së, në qark, apo të ish-komisioneve të kthimit dhe kompensimit të pronave për pasurinë e paluajtshme, të njohur për t'u kompensuar;

c) deklaratën personale për heqje dorë nga e drejta e parablerjes, sipas formularit tip, të përcaktuar nga Drejtori i Përgjithshëm i AKKP-së.

II. Administrimi i kërkesave

1. Subjektet e shpronësuara mund të depozitojnë kërkesën/ankesën për njohje, kthim apo kompensim të pronës, si dhe dokumentacionin shoqërues të saj, në mënyrë të drejtpërdrejtë, në zyrat e AKKP-së, në qendër apo qark, apo nëpërmjet shërbimit postar.

2. Çdo subjekt i shpronësuar vetëm pas plotësimit të të gjithë dokumentacionit të nevojshëm dhe dorëzimit të kërkesës, në mënyrë të drejtpërdrejtë, në sekretarinë e zyrave rajonale të AKKP-së, në qark apo në qendër, do të pajiset me vërtetimin përkatës, për numrin e protokollit të dosjes së regjistruar. Ky vërtetim ka numrin e protokollit të kërkesës, që i është vënë në çastin e dorëzimit në organet kompetente.

3. Kërkesat e subjekteve të shpronësuara, të cilat administrohen nëpërmjet shërbimit postar dhe kanë mangësi në dokumentacionin tekniko-ligjor, shoqërues të saj, gjë e cila bën të pamundur vlerësimin e tyre, do t'i kthehen kërkuesit në adresën e dhënë, duke i sqaruar dhe kërkuar plotësimin e dokumentacionit, sipas kërkesave të këtij vendimi. Kërkesa, së cilës i mungon adresa e saktë postare, vlerësohet jo e mirëqenë dhe riaktivizohet vetëm me interesimin e kërkuesit pranë zyrave të AKKP-së, në qendër apo qark.

4. Zyrat e AKKP-së, në qendër apo qark, administrojnë dhe pranojnë kërkesat e subjekteve të shpronësuara, kundrejt tarifave të caktuara. Këto tarifa caktohen me urdhër të përbashkët të Ministrit të Drejtësisë dhe të Ministrit të Financave.

III. Përpunimi i dokumentacionit

1. Zyra e AKKP-së, në qark apo qendër, në varësi të objektit të kërkesës, plotëson dokumentacionin e nevojshëm për trajtimin e pronave të paluajtshme, që do të njihen, kthehen apo kompensohen, duke kërkuar dokumentet e nevojshme nga institucione të treta, për vërtetimin e gjendjes, juridike apo fizike, të pronës, si dhe konfirmimin e dokumentacionit tekniko-ligjor.

Ky dokumentacion, sipas rastit, do të kërkohet nga njëra ose disa nga institucionet e mëposhtme:

a) zyra e regjistrimit të pasurive të paluajtshme (ZRPP), për gjendjen juridike të pronës;

b) njësitë e qeverisjes vendore, për pronat, që i shërbejnë një interesi publik dhe për të cilat bëhet propozimi për tjetërsim;

c) bashkia (drejtoria e përgjithshme e urbanistikës), komuna, këshilli i qarkut (drejtoria e urbanistikës apo njësitë e legalizimit, për konfirmimin e gjendjes së trojeve dhe të ndërtesave;

ç) Ministria e Ekonomisë, Tregtisë dhe Energjetikës apo organet në varësi të saj, për pronat e përmbytura nga hidrocentralet dhe, nëse për këto prona ka pasur përfitim sipas legjislacionit për shpronësimet për interes publike;

d) ministri/at dhe institucionet e tjera shtetërore;

dh) Agjencia e Legalizimit dhe Urbanizimit të Zonave Informale;

e) Enti Kombëtar i Banesave;

ë) Ministria e Mbrojtjes dhe Ministria e Bujqësisë, Ushqimit dhe Mbrojtjes së Konsumatorit;

f) çdo institucion tjetër shtetëror, i cili ka në administrim pronën apo që mund të japë informacion për të.

2. Të gjitha kërkesat për njohje dhe kthim, të paraqitura pranë zyrave të AKKP-së, në qendër apo qark, shqyrtohen sipas rendit kronologjik të paraqitjes së tyre. Mënyra e trajtimit, shqyrtimit dhe e dhënies së vendimit për kërkesat apo ankesat e subjekteve të shpronësuara, bëhet në përputhje me nenet 15, 16, 17 e 18 të ligjit nr.9235, datë 29.7.2004 “Për kthimin dhe kompensimin e pronës”, të ndryshuar, me vendimin nr.566, datë 28.8.2006 “Për organizimin dhe funksionimin e Agjencisë së Kthimit dhe Kompensimit të Pronave”, si dhe me aktet e brendshme, të nxjerra nga Drejtori i Përgjithshëm i AKKP-së.

3. Agjencia e Kthimit dhe Kompensimit të Pronave, në qendër apo qark, pas shqyrtimit të kërkesës dhe marrjes së vendimit, pajis subjektet e shpronësuara me dokumentin përkatës për njohjen, masën dhe mënyrën e kthimit ose të kompensimit të pronësisë.

4. Ngarkohet Agjencia e Kthimit dhe Kompensimit të Pronave për zbatimin e këtij vendimi.

Ky vendim hyn në fuqi pas botimit në Fletoren Zyrtare.

KRYEMINISTRI

Sali Berisha

 

Copyright © 2009 AKKP.Të gjitha të drejtat e rezervuara.