Në mbështetje të nenit 100 të
Kushtetutës dhe të nenit 17, të ligjit nr.9235, datë
29.7.2005, “Për kthimin dhe kompensimin e pronës”,
të ndryshuar, me propozimin e ministrit të Drejtësisë,
Këshilli i Ministrave
V E ND O S I:
1. Kompensimin e subjekteve të shpronësuara, prona e të
cilave është e gjitha për kompensim, që nuk
kanë përfituar nga kompensime të mëparshme.
2. Përfituesit të jenë sipas radhës së
përcaktuar kronologjikisht nga numri i dosjes përkatëse.
3. Vlera e kompensimit të jetë deri për 200 m2 të
sipërfaqes së përcaktuar për kompensim.
4. Fondi i kompensimit të ndahet në përqindje, sipas
nevojave për kompensim, si më poshtë vijon:
a) Për qytetin e Tiranës 80 për qind ose 240 000
000 lekë;
b) Për rrethin e Kavajës 20 për qind ose 60 000 000
lekë.
5. Për procedurat të paguhet tarifa prej 2 000 (dy mijë)
lekësh.
6. Në Agjencinë e Kthimit dhe Kompensimit të Pronave
të bëhet dorëzimi i kërkesave për kompensimin
në të holla, së bashku me dokumentet e mëposhtme:
a) Formularin tip 1, që i bashkëlidhet këtij vendimi,
plotësuar nga subjekti;
b) Kërkesën e subjektit për kompensim në të
holla, për pronën e shtetëzuar, të njohur dhe
të përcaktuar për kompensim;
c) Vendimin e Komisionit të Kthimit dhe Kompensimit të
Pronave për njohjen dhe kompensimin e pronës;
ç) Dëshminë e trashëgimisë;
d) Prokurën e posaçme, të rinovuar dhe të
nënshkruar nga të gjithë trashëgimtarët
e ligjshëm të pronës;
dh) Fotokopjen e noterizuar të dokumentit të identifikimit
(pasaportë, certifikatë ose letërnjoftim) të
personit, që ka prokurën e përfaqësimit;
e) Mandatpagesën.
7. Agjencia e Kompensimit dhe Kthimit të Pronave të hapë
një llogari bankare, me fondin e përcaktuar, prej së
cilës të bëhet transferimi, në emër të
subjektit përfitues, i vlerave përkatëse të
kompensimit në të holla.
8. Ngarkohen Agjencia e Kompensimit dhe Kthimit të Pronave
dhe zyra rajonale e Tiranës të ndjekin dhe të realizojnë
procesin e kompensimit të pronave në dy zonat e përmendura
në pikën 4, të këtij vendimi.
Ky vendim hyn në fuqi menjëherë dhe botohet në
“Fletoren zyrtare”.
K R Y E M I N I S T R I
SALI BERISHA