Mireseerdhet ne faqen zyrtare te internetit te AKKP-se. Kjo faqe eshte krijuar per ti ardhur ne ndihme te gjithe te interesuarve per te marre nje informacion sa me hollesishem rreth kthimit dhe kompensimit te pronave. Ne kete faqe paraqiten te gjitha ligjet apo vendimet e marra nga Keshilli i Ministrave dhe AKKP ne lidhje me pronat.
Agjencia e Kthimit dhe Kompensimit të Pronave eshte themeluar ne zbatim të ligjit nr. 9235, date 29.07.2004, “Per kthimin dhe kompensimin e pronave”, të ndryshuar me ligjin Nr. 9583, date 17.07.2006 dhe vendimit të Keshillit të Ministrave nr. 566, date 23.08.2006, “Per organizimin dhe funksionimin e Agjencise se Kthimit dhe Kompensimit te Pronave”.

Elvis ÇEFA

Drejtor i Përgjithshëm

AKKP eshte krijuar per te zgjidhur njehere e pergjithmone problemin aq te madh te Njohjes, Kthimit dhe Kompensimit te Pronave te Paluajtshme ne Shqiperi. Krijimi i Agjencise ne varesi te Ekzekutivit i jep perparesi perfundimit te Kthimit dhe Kompesimit te Pronave duke rritur angazhimin e institucioneve ne mbylljen e ketij procesi brenda afatit te percaktuar ne ligj, qe eshte 30.06.2008. AKKP-ja ka zyren qendrore ne Tirane dhe 12 zyra rajonale ne qarqe. Kjo agjenci, gjate ushtrimit te veprimtarise, eshte e hapur per publikun dhe ne sherbim te subjekteve te shpronesuara a te trashigimtareve te tyre.Procesi i kthimit dhe kompensimit te pronave ka dy komponente:

1. Kthimi i Pronave
Procesi i njohjes dhe kthimit ka filluar që në vitin 1993, duke trajtuar nje numer te konsiderueshem kerkesash.

2. Kompensimi i Pronave
Kompensimi i pronave behet me
a. Me pasuri te paluajtshme publike ne zonat, qe kane perparesi zhvillimin e turizmit;
b. Me prone tjeter te paluajtshme te çdo lloji, me vlere te barabarte, ne pronesi te shtetit;
c. Me aksione ne shoqeri me kapital shteteror ose ku shteti eshte bashkepronar, qe kane vlere te barabarte me pronen e paluajtshme;
d. Me vleren e objekteve, te cilat jane objekt i privatizimit;
e. Me te holla.
Kompensimi i pare eshte bere ne dhjetor te vitit 2005, si kompensim financiar i subjekteve me fondin 200.000.000 leke vetem per qytetin e Tiranes. Kompensimi ishte i pjesshem, deri ne 200 m2. Perzgjedhja e subjekteve perfitues u be me short, megjithate, perpara ketij shorti, disa subjekte kane perfituar ne raste te veçanta kompensim fizik.

Copyright © 2009 AKKP.Të gjitha të drejtat e rezervuara.