Kryesore -> Rreth AKKP

Mirësevini në faqen zyrtare të Agjencisë së Kthimit dhe Kompensimit të Pronave (AKKP). Kjo faqe është krijuar me qëllim që Ju të keni mundësinë të njihni këtë institucion dhe aktivitetin e tij dhe gjithashtu për t'Ju ndihmuar,për sa është e mundur, për të marrë një informacion fillestar orientues  rreth elemementëve dhe procedurave kryesore të procesit të njohjes, kthimit dhe/ose kompensimit të pronave. Në këtë faqe mund të gjeni gjithashtu ligjet dhe aktet nënligjore (vendimet e Këshillit të Ministrave) që rregullojnë të gjitha proceset që AKKP mbulon.

Duke qënë të ndërgjegjshëm në vështirësitë jo të vogla që subjektet e shpronësuara kanë hasur vazhdimisht, jo vetëm në drejtim të mbledhjes së dokumentacionit të nevojshëm, por edhe për të kuptuar se si funksionon ligjërisht procesi i trajtimit të një kërkese për njohjen e së drejtës së pronësisë, kthimin dhe/ose kompensimin e pronës dhe duke qenë të ndërgjegjshëm në interesin e madh që ka puna e AKKP për publikun, shpresoj që kjo dritare t'Ju shërbejë sadopak për të na njohur.


Duke Ju falenderuar sinqerisht për mirkuptimin,

Elvis ÇEFA

Drejtor i Përgjithshëm