Kthimi i pronave

Kompensimi i pronave

Vendime te marra

Home | Struktura | Ligje | Rreth nesh | Kontakti

 

REPUBLIKA E SHQIPËRISË

MINISTRIA E DREJTËSISË

Fitues te kompensimit financiar në vite

Subjektet fitues per vitin 2005

Subjektet fitues per vitin 2006

Subjektet fitues per vitin 2007

Subjektet fitues per vitin 2008

Subjektet fitues per vitin 2009

 

 

 

Kerkesa Tip

Lista e subjekteve te miratuara

 

Agjencia e Kthimit dhe Kompensimit të Pronave

Drejtoria e Kompesimit te Pronave

Adresa: Rruga “Muhamet Gjollesha”, Nr. 54, Tiranë. Tel/fax: + 355 4 256 831

 

NJOFTIM PER SHTYP

Në mbështetje të VKM nr.383, datë 19.05.2010 “Për përcaktimin e procedurave të shpërndarjes së fondit të kompensimit në vlerë për pronarët e pasurive të paluajtshme, pronë private, që preken nga ndërtimet informale”, Agjencia e Kthimit dhe Kompensimit të Pronave (në vijim AKKP) njofton:
Fillimin e procesit të pranimit të kërkesave për shpërndarjen e këstit të parë të kompensimit të pronarëve të pasurive të paluajtshme, që preken nga ndërtimet informale. Me këtë rast AKKP fton të gjithë subjektet e interesuara, emrat e të cilëve janë miratuar me vendim të Këshillit të Ministrave të paraqiten pranë zyrave tona për dorëzimin e kërkesës për kompensim.
Procesi i pranimit të kërkesave të përfituesve nga ky fond do të fillojë ditën e hënë me datë 12.07.2010 dhe do të zgjasë 30 (tridhjetë) ditë kalendarike.
Të gjithë subjektet e interesuara do të paraqiten në Agjencinë e Kthimit dhe Kompensimit të Pronave, me adresë Rruga “Muhamet Gjollesha”, nr.54, Tiranë.
Të dhënat e subjekteve përfitues janë të evidentuara në listat që i bashkëlidhen këtij njoftimi sipas vendimeve të Këshillit të Ministrave ku përcaktohet shpërblimi i pronarëve të pasurive të paluajtshme, që preken nga ndërtimet informale të miratuara deri më tani.
Aplikuesit kanë detyrimin të paguajnë tarifën e shërbimit në vlerën prej 2000 (dymijë) lek pranë zyrës së financës së AKKP-së si dhe të hapin në emër të tyre një llogari bankare në një nga bankat e nivelit të dytë.
Subjekti apo përfaqësuesi i tij me prokurë duhet të paraqesë pranë AKKP-së Tiranë dokumentacionin e mëposhtëm:

  1. Kërkesën tip që i bashkëlidhet VKM të mësipërme, të plotësuar sipas rubrikave.
  2. Dëshminë e trashëgimisë për të gjithë trashëgimtarët e ligjshëm të subjektit përfitues, sipas radhës së tyre, në përputhje me përcaktimet e Kodit Civil. Për dëshmitë e trashëgimive të lëshuara nga gjykata për testamentin e bërë me akt noterial të sillet çertifikatë familjare e personit për të cilin është lëshuar kjo dëshmi; (në rast se subjekti përfitues nuk jeton)
  3. Prokurën e posaçme, të nënshkruar nga të gjithë subjektet që përfitojnë kompensim, ku si tagër i nevojshëm të jetë edhe e drejta për të tërhequr vlerën financiare, në emër të tyre;
  4. Vërtetimin e lëshuar nga banka e nivelit të dytë për hapjen e llogarisë bankare;
  5. Dokument identifikimi si dhe çertifikatë familjare të kërkuesit/aplikuesit;
  6. Mandat pagesën për shumën 2000 (dymijë) lekë.

DREJTOR I PËRGJITHSHËM

ELVIS ÇEFA

Copyright © 2009 AKKP.Të gjitha të drejtat e rezervuara.