Kerkesa Tip
Lista e subjekteve te miratuara |
REPUBLIKA E SHQIPËRISË
MINISTRIA E DREJTËSISË |
|
Agjencia e Kthimit dhe Kompensimit të Pronave
Drejtoria e Kompesimit te Pronave
Adresa: Rruga “Muhamet Gjollesha”, Nr. 54, Tiranë. Tel/fax: + 355 4 256 831
NJOFTIM PER SHTYP
Në mbështetje të VKM nr.383, datë 19.05.2010 “Për përcaktimin e procedurave të shpërndarjes së fondit të kompensimit në vlerë për pronarët e pasurive të paluajtshme, pronë private, që preken nga ndërtimet informale”, Agjencia e Kthimit dhe Kompensimit të Pronave (në vijim AKKP) njofton:
Fillimin e procesit të pranimit të kërkesave për shpërndarjen e këstit të parë të kompensimit të pronarëve të pasurive të paluajtshme, që preken nga ndërtimet informale. Me këtë rast AKKP fton të gjithë subjektet e interesuara, emrat e të cilëve janë miratuar me vendim të Këshillit të Ministrave të paraqiten pranë zyrave tona për dorëzimin e kërkesës për kompensim.
Procesi i pranimit të kërkesave të përfituesve nga ky fond do të fillojë ditën e hënë me datë 12.07.2010 dhe do të zgjasë 30 (tridhjetë) ditë kalendarike.
Të gjithë subjektet e interesuara do të paraqiten në Agjencinë e Kthimit dhe Kompensimit të Pronave, me adresë Rruga “Muhamet Gjollesha”, nr.54, Tiranë.
Të dhënat e subjekteve përfitues janë të evidentuara në listat që i bashkëlidhen këtij njoftimi sipas vendimeve të Këshillit të Ministrave ku përcaktohet shpërblimi i pronarëve të pasurive të paluajtshme, që preken nga ndërtimet informale të miratuara deri më tani.
Aplikuesit kanë detyrimin të paguajnë tarifën e shërbimit në vlerën prej 2000 (dymijë) lek pranë zyrës së financës së AKKP-së si dhe të hapin në emër të tyre një llogari bankare në një nga bankat e nivelit të dytë.
Subjekti apo përfaqësuesi i tij me prokurë duhet të paraqesë pranë AKKP-së Tiranë dokumentacionin e mëposhtëm:
- Kërkesën tip që i bashkëlidhet VKM të mësipërme, të plotësuar sipas rubrikave.
- Dëshminë e trashëgimisë për të gjithë trashëgimtarët e ligjshëm të subjektit përfitues, sipas radhës së tyre, në përputhje me përcaktimet e Kodit Civil. Për dëshmitë e trashëgimive të lëshuara nga gjykata për testamentin e bërë me akt noterial të sillet çertifikatë familjare e personit për të cilin është lëshuar kjo dëshmi; (në rast se subjekti përfitues nuk jeton)
- Prokurën e posaçme, të nënshkruar nga të gjithë subjektet që përfitojnë kompensim, ku si tagër i nevojshëm të jetë edhe e drejta për të tërhequr vlerën financiare, në emër të tyre;
- Vërtetimin e lëshuar nga banka e nivelit të dytë për hapjen e llogarisë bankare;
- Dokument identifikimi si dhe çertifikatë familjare të kërkuesit/aplikuesit;
- Mandat pagesën për shumën 2000 (dymijë) lekë.
DREJTOR I PËRGJITHSHËM
ELVIS ÇEFA
|