T

 

 

Kthimi i pronave

 

Home | Struktura | Ligje | Rreth nesh | Kontakti

 

Cilat janë arritjet e AKKP nga momenti i krijimit deri në fund të vitit 2006?

 

1. AKKP – ose Agjencia e Kthimit dhe Kompensimit të Pronave emërtuar si e tillë nga ligji nr. 9235 datë 29.7.2004, i ndryshuar me ligjin nr.9583, datë 17.7.2006, funksionon dhe organizohet po në bazë të këtij ligji dhe akteve të tjera ligjore e nënligjore në fuqi, me qëllimin e vetëm,
së pari: rregullimin e drejtë, sipas kritereve të nenit 41 të Kushtetutës, të çështjeve të së drejtës së pronësisë që kanë lindur nga shpronësimet, shtetëzimet, ose konfiskimet, ose të marra në çdo mënyrë tjetër të padrejtë nga shteti;
së dyti, kthimin në maksimum dhe atje ku sipas këtij ligji kthimi i pronës është i pamundur kompensimin e saj.

Nisur nga sa më sipër, kjo Agjenci u tregua e kujdesshme në përzgjedhjen e stafit të saj për realizimin me transparencë dhe me sukses të këtij misioni sa të rëndësishëm po aq edhe të vështirë.

Planveprimi i saj fillestar për të kuptuar situatën në të cilën ndodhej përfshiu:
• verifikimin, identifikimin e objektit të të gjitha dosjeve, kërkesë-ankesave dhe çfarëdolloj dokumenti tjetër që gjendej pranë arkivës së ish Komitetit të Kthimit dhe Kompensimit të Pronave, e më pas klasifikimin dhe ndarjen e tyre sipas objektit, kjo proçedurë u krye edhe në 12 qarqet.
• Studimi i kuadrit ligjor me qëllim përmirësimin e mundshëm dhe aty ku ishte e mundur propozimin e disa shtesave dhe amendimeve.
• Hartimi i projekt Vendimit të Këshillit të Ministrave me anë të të cilit u synua dhe u arrit, miratimi i proçedurave për mbledhjen, përpunimin dhe administrimin e kërkesave të subjekteve të shpronësuara, gjatë proçesit të njohjes, kthimit apo kompensimit të ish-pronareve.
• Në këtë kuadër u përgatit edhe VKM “Për miratimin e proçedurave të shpërndarjes së fondit të kompensimit me të holla”, e shoqëruar nga një punë intensive për realizimin e shpërndarjes së fondit në të holla të kompensimit.
• Pasi u gjendëm përballë një situatë të paezauruar nga ish Komiteti/Komisionet vendore të Kthimit të Pronave siç ishte mos marrja formë të prerë e vendimeve të dhëna në periudhën korrik-gusht 2006, u miratua nga Drejtori i Përgjithshëm i AKKP udhëzimi përkatës. Në total u konstatuan 153 vendime pranë qarqeve dhe 25 vendime në qendër. Si rezultat i aplikimit të aktit të mësipërm, të gjitha vendimet morrën formë të prerë.
• Në funksion të zgjidhjes së problemit “kultet fetare si ishpronarë”, janë organizuar tryeza të rrumbullakta me përfaqësues të kulteve fetare të cilët në dobi të proçesit së kthimit dhe kompensimit kanë parashtruar pretendimet e tyre si ish pronarë, por edhe mundësitë për gjetjen e një banke të dhënash në ndihmë të të gjithë ishpronarëve,kjo ishte pranë Institutit të Firences - i cili në periudhën e regjimit të Mbretit Zog ka qënë i ngarkuar me regjistrimin e të gjithë pasurive të patundshme shqiptare të asaj kohe. Menjëherë u panë mundësitë për kontaktin me këtë institut me qëllim marrjen dhe disponimin e këtij informazioni nëpërmjet një bashkëpunimi mes Ministrisë së Drejtësisë dhe Ministrisë së Jashtme.

Cilat mendoni se do të jenë piketat e bashkëpunimit për realizimin e misionit tuaj.

Piketat tona në dobi të të gjithë proçesit do të jenë : dixhitalizimi i hartave të të gjitha qarqeve, dixhitalizimi dhe informatizimi i të gjitha dosjeve të shqyrtuara dhe ato që do të shqyrtohen që disponohen nga arkivat e secilit qark.

E rëndësishme për proçesin tonë vlen të theksohen urat e bashkëpunimit me Zyrën e Regjistrimit të Pasurive të Paluajtshme përmes së cilës në funksion të data bases tonë kemi vendosur disa persona kontakti pranë kësaj zyre me qëllim ezaurimin e një proçesi me vlerë siç është ai i evidentimit të regjimit juridik aktual të të gjitha zonave kadastrale. Fillimisht kemi nisur me Zyrën e Tiranës e cila po na jep një ndihmë të konsiderueshme. Paralelisht po realizohet ky proçes edhe në 11 qarqet e tjera.

Po kaq të rëndësishëm konsiderojmë edhe bashkëpunimin me ALUIZN-in mbi ecurinë e këtij proçesi, si një hallkë e rëndësishme edhe për ezaurimin e misionit tonë për kthimin dhe kopmpensimin e proave ish-pronarave.

Në këndvështrim të kthimit konkret të ndërtesave shtetërore, të ndërtuara në trojet e ish pronarëve do të konsideroja me dobi informacionin që Ministria e Ekonomisë do të na vinte në dispozicion mbi përdorimin për interes publik të këtyre ndërtesave si edhe edhe baskërendimin për realizimin e proçesit të privatizimit të tyre. Në këto kushte do të realizohet më mirë qëllimi i kthimit në maksimumin e mundshëm të pronës në duart e ish pronarit.

Bashkitë (njësitë e qeverisjes vendore) janë një tjetër burim informacioni dhe kontribuese në të njëjtën kohë në lidhje me ato banesa, pronë e ish pronarëve që janë ende në administrim të saj, por që nuk i shërbejnë më interesit publik.

Gjithahstu është bashkia ajo e cila në bazë të një bashkëpunimi me Entin kombëtar të banesave do të bëhej një ndërmjetës kyç në ndihmë të proçesi të kthimit të atyre pronave të cilat aktualisht shërbejnë për përmbushjen e nevojave për strehim për kategorinë e të pastrehëve.

Një piketë tejtër e rëndësishme është edhe informacioni i siguruar nga Ministria e Bujqësisë mbi verifikimin e proçesit të kalimit në përdorim pa kundërshpërblim të pasurisë së paluajtshme tokë, sipas disa akteve ligjore, familjeve ose anëtarëve të ndërmarrjeve bujqësore apo kooperativave bujqësore, personave që kanë themeluar ish ndërmarrje bujqësore, ish-punonjësve të ndërmarrjeve bujqësore me banim në qytet ose specialistëve të bujqësisë.

Arkiva e Shtetit Shqiptar është një pikë e rëndësishme e axhendës sonë afat shkurtër, për sigurimin e dokumentave të arkivuara të cilat kanë një vlerë domethënëse për proçesin dhe kristalizojnë dyshimet mbi interpretime të ndryshme që mund të lindin gjatë shqyrtimit. Ekziston një urë bashkëpunim e kënaqshme me këtë institucion i cili ka shprehur gadishmërinë e tij për sigurimin e të gjithë informacionit.

Për proçesin e krijimit dhe pasurimit të data base tonë nuk mund të lëmë pa përmendur edhe informacionin që Ministria e Transporteve do të na na vërë në dispozicion në lidhje me studimet urbane për zona të ndryshme, duke kontribuar kështu në zbatimin korrekt të nenit 7 dhe nenit 28/1 të ligjit 9235 datë 29.07.2004 të ndryshuar.

Dhe së fundi nuk do lë papërmendur kontributin e madh që do t’i jepte gjithë proçesit të kthimit dhe kompensimit kontakti i drejtëpërdrejtë me subjektet e shpronësuara, mbi pakënaqësitë që kanë hasur gjatë pritjes dhë administrimit të të gjithë dokumentacionit nga ana e zyrave rajonale në 12 qarqet.

Ritheksoj edhe njëherë se çdo njëri në cilësinë e subjektit të shpronësuar është i lutur të denonconi pranë zyrës qendrore të AKKP në Tiranë çdo pengesë që mund të ketë hasur pranë zyrës së pritjes së qarkut përkatës në drejtim të proçesit të njohjes, kthimit apo kompensimit të pronave.

Numri i kontaktit për çdo denoncim tuajin është: 04 255984

 

Copyright © 2009 AKKP.Të gjitha të drejtat e rezervuara.